Erlind Zeraliu: Skenderbeu, roli besnik qe me sfidon
Izaura Ndoj
Opera "Skenderbeu" ka folur shqip pas kater dekadash ne skenen shqiptare. Opera me 2 akte "Skenderbeu" me libret te Llazar Siliqit dhe muzike te Prenk Jakoves ka rikthyer per publikun rolin e heroit tone kombetar te veshur nen petkun e tij tenorin Erlind Zeraliu. Ne nje interviste per "Summer Time", Zeraliu rrefen emocionet qe i fal ky rol, arritjen e pjekurise se personazhit qe iu besua nga TKOB-i, si dhe karrieren artistike gjate ketij 10-vjecari. Roli i tij i pare operistik ka qene princ Amadori, pastaj vazhdon me Gastonen tek opera "Traviata", ne operen "Rigoleta" ka interpretuar rolin e Borses, ne operen "Toska" ka interpretuar rolin e Spoletos, ne operen "Per tre grosh" ka interpretuar ne rolin Meti Thikes, por ka qene pjesemarres edhe ne shume shfaqje te tjera ku tek te gjitha keto ka spikatur per nje interpretim te shkelqyer dhe plot gjalleri.
Erlind! Opera "Skenderbeu" rikthehet pas katert dekadash ne skenen shqiptare. Skenderbeu eshte roli qe do t'ju ngjise ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit me nje kryeveper shqiptare ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Si ndjeheni?
Propozimi i pare me ka ardhur nga drejtorit i TKOB-it, nga Zhani Ciko, dhe rreth tre muaj me pare. Normalisht kur ma dhane kete lajme u stepa, sepse roli i Skenderbeut nuk eshte dicka e vogel, pasi eshte nje veper komplekse dhe e madhe me protagonistin qe do ta marr une persiper dhe amerikani Roy Stevens. Pasi mora partituren dhe e studiova, pak nga pak ky rol u poq duke dhene mbi nje audicion, te cilin ia dola me sukses. Veshtiresia e ketij roli eshte shume e madhe, pasi, sic e theksova, ky eshte nje rol kompleks, flitet per nje personazh qe do te jete gjate gjithe kohes ne skene. Pra, ka nje ngarkese shume te madhe, si nga ana vokale dhe nga ana e prezences skenike, pasi flitet per heroin tone te madh, Gjergj Kastriot Skenderbeun.
Mendoni se kjo pjekuri e rolit qe keni marre persiper eshte ngjizur nen petkat e Skenderbeut?
Besoj se po! E para, une jam nje tenor i dyte ose thene ndryshe i rende ku kam bere vepra te shumta te ketij lloj. Pra, vokali i Skenderbeut e kerkon, po ashtu dhe paraqitja skenike e permbush kete gje, pasi dhe karakteri dhe fiziku im i shkon shume pershtat ketij roli. Duke pasur parasysh qe jam kasti i dyte, mendoj se ia kam dale me sukses te realizoj kete figure te madhe, duke mos harruar qe po ne mars kendova arien e Skenderbeut.
Pas zerit, veshja eshte elementi kyc i kesaj performance...?
Veshja eshte porositur nga jashte, ajo eshte nje perzgjedhje e vecante, por kjo gje i perket kostumografit, i cili ka bere dhe kete perzgjedhje.
E keni pare si nje sfide rolin e "Skenderbeut"?
Te them te drejten kam qene dhe jam prezent dhe ne menyre konstante ne Teatrin e Operes dhe Baletit duke marre pjese ne te gjitha veprat qe kane qene pjese te repertorit, me ndonje perjashtim te vogel. Per sa i perket ketij roli e them me bindje se eshte nje nga rolet me me ngarkese vokale edhe pse nuk mund te le pa permendur dhe veprat qe kam bere njera pas tjetres, te cilat jane te ketij karakteri. E njejta gje ka qene me premieren e muzikalit "Carmina Burana", i cili ishte roli i nje baritoni qe prekte notat e nje tenori te dyte dramatike.
Talenti juaj drejt muzikes eshte drejtuar dhe ka spikatur qe ne moshe fare te re. Ky dhjetevjecar si tenor ju ka sjelle fat?
Qe ne moshe fare te vogel ishte nje pasion qe lindi shume natyrshem tek une. Ka qene motra ajo qe me drejtoi drejt Liceut, ku hap pas hapi kjo gje u zhvillua dhe u pasurua deri ne keto momente.
Sa ka arritur gama e roleve tuaja gjate dhjete viteve?
Duke marre parasysh qe ka dhe role protagoniste dhe sekondar, nese bej nje permbledhje te gjitheve mendoj se ka arritur tek 40 role. Jane role qe me kane falur emocion dhe dashuri para nje publiku te mrekullueshem.
Keni pasur ndonje moment te vecante apo te frikshem ne skene?
Moment mbreselenes kane qene "Perrallat e Hofmanit" ku luaja nje rol interesant prane te madhes Inva Mula, por ne te njejten kohe ishte dhe vepra e pare qe me ndiqte vajza qe tashme eshte bashkeshortja ime. Ky ka qene emocioni me i madh per mua. Ndersa, per sa i perket momenteve te veshtira, them se frika ekziston gjithmone. Kordat vokale jane muskuj, por duke i bere vetes nje trajtim te mire dhe duke sakrifikuar ne shume drejtime nje kengetar arrin te mbaje nje peshe te madhe, e cila eshte shume e veshtire.
Shpesh here ju kemi pare te veshur nen petkun e personazheve pozitiv dhe negativ. Ku e keni gjetur veten me mire?
Ne fakt jam ndjere mire me cdo personazh qe une kam vene ne skene dhe i kam bere me shume pasion te gjithe dhe kam marre prej tyre sadisfaksion. Por, nese nje kritik arti do te me shikonte ne skene, mund ta thoshte mendimin e tij per te dy llojet e personazheve.
Shume artiste shqiptare kane rrembyer duartrokitjet e publikut boteror. Ju keni menduar te jeni pjese e ketyre skenave?
Ne fakt, nuk eshte se nuk e kam menduar asnjehere kete mundesi. Mosha ime mendoj se eshte ideale per te arritur pjekurine e nje tenori. Ka vepra qe i shoh te realizuara tek une qe per shume skena boterore jane sfiduar, por cdo gje ia le kohes.
Cilat jane projektet qe do t'ju ndjekin gjate sezonit veror?
Pas premieres se operes "Skenderbeu" dhe ne vazhdim nuk do te jem i angazhuar. Gjate sezonit veror une behem baba per here te pare edhe pse kam pasur disa projekte, kam dhene doreheqjen, pasi eshte koha qe t'i perkushtohem familjes.