Ardian Hoxha: Një varr për babain tim, Remziun
TIRANE - Djali i biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha i ka dërguar një letër të hapur prokurorisë dhe gjykatave ku kërkon që të bëhet drejtësi për babain e tij. Sot, organi i prokurorisë do të japë pretencën saj rreth rrëmbimit, torturimit dhe më pas zhdukjes së Remzi Hoxhës. Ardian Hoxha dhe familja e Remziut vlerësojnë se tani është momenti kur drejtësia në Shqipëri do të dëshmojë nëse do ta kalojë testin, ose jo. Në këtë letër publike, djali i Remzi Hoxhës shpjegon se tani është momenti kur do të shihet nëse Sali Berisha është mbi drejtësinë, apo jo.
"Familja jonë mbetet me shpresë se drejtësia do të vihet në vend dhe si rrjedhojë do të gjenden eshtrat e babit tim, dhe të ndalen së rrituri plagët e familjarëve të mi dhe miqve të familjes. Duhet ta kuptojë Sali Berisha dhe klani i tij mafioz se përveç torturimit të babait tim dhe vrasjes së tij, edhe familja jonë është duke u torturuar prej 17 vitesh. Ne presim që drejtësia në këto momente ta bëjë punën e saj ashtu siç duhet dhe t'i tregojë opinionin shqiptar dhe gjithë botës se nuk është e ndikuar dhe e manipuluar nga Sali Berisha dhe klani i tij mafioz. Shpresojmë se nuk do të na i rrisin plagët dhe të na i shtojnë dhembjet edhe më shumë", - thuhet në letrën e Ardian Hoxhës. "Është zhdukur Bashkim Gazidede. Është zhdukur Ylli Xhaxhika. Është zhdukur Xhevat Hana. Kush do të zhduket tani? Kush e ka radhën? I bëj apel organeve të drejtësisë që të ndalin këtë krim të pakrahasueshëm me asnjë krim në botë. Ka njerëz që e shajnë diktaturën e Enver Hoxhës, i cili punonte po në këtë mënyrë, tani vazhdojnë ta bëjnë diktatorët e rinj. Mjaft më". "Më 21 tetor bëhen 17 vite nga zhdukja e babait tim. 17 vite vuajtje dhe torturë. Ju lutemi, keni pak mëshirë dhe mos na keqtrajtoni më. Mjaft më me dhembje. Duam ta kemi një varr për babain tim. Unë e di se ka prova të mjaftueshme për Gjykatën të merr vendimin e duhur, andaj presim që Drejtësia e Shqipërisë ta kalojë testin dhe t'i thotë një herë e përgjithmonë ndal krimit dhe torturave", - thuhet në letër.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)