E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të vdekur në ditën e parë të vitit

Foto ilustruese

Dita e parë e vitit është hapur me një tragjedi, e cila ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës.

Një çift të moshuarish janë djegur në banesën e tyre, pas zjarrit të rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Sipas burimeve, viktimat janë Sotir Stoja dhe Angjelina Stoja, 80 dhe 75 vjeç.

Ndërsa një tjetër viktimë është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë Vorë.

Një automjet i tipit Benz ka përplasur  për vdekje një kalimtar, duke u përplasur më tej me bordurën metalike të rrugës.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur katër personat që po udhëtonin në mjet. Identiteti i vikitmës dhe të plagosurve nuk bëhet i ditur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›