E Diel, 1 Nëntor 2026

Fishekzjarr provokues në ambasadën ruse në Tiranë?!

Share

Një fishekzjarr është hedhur në mjediset e ambasadës ruse në Tiranë në mbrëmjen e 30 dhjetorit.

Lajmi është publikuar nga korrespodenti i agjencia ruse të lajmeve ITAR-TASS, ku është cituar zëdhënësi i ambasadës ruse në Tiranë, Stanislav Lagutin.

Zyrtari i ambasadës ruse hedhjen e këtij mjeti të vogël shpërthyes e ka quajtur si provokatsiya  - provokacion diplomatik, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një fishekëzjarrë, me ç`rast siç raportohet nuk ka pasur asnjë dëm, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Leonid Abramov dërgoi një notë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Policia vendore po heton dhe është nëkërkim të keqbërësve, – ka theksuar Stanislav Lagutin, i cituar nga ITAR-TASS.

Ministria e Jashtme shqiptare nuk ka  dhënë ndonjë hollësi mbi rastin, pas letrës së pranuar nga ambasada ruse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›