Nafta drejt pikut, 1 liter po arrin cmimin 200 leke Eglantina Nasi
“E frikshme” rritja e re e cmimeve te karburanteve. Nje liter nafte ne Shqiperi po i afrohet nivelit prej 200 lekesh, duke shenuar ne kete menyre nje rekord te tregtimit te saj. E njejta dukuri po ndodh ne fakt me te gjitha produktet e naftes ne vend, ku sidomos benzina duket se nuk po ndalet ne rritjen e perditshme te cmimit te saj. Me i larti qe ajo ka njohur ditet e fundit, ka qene prej 199 leke per liter ne disa nga pikat e tregtimit te karburanteve ne kryeqytet. Dukuri kjo e cila, ne fakt, sipas pronareve te ketyre te fundit, eshte shoqeruar edhe me ate te uljes se konsumit te produkteve te naftes ne teresi. Por ajo konfirmohet edhe nga sektori i Doganave, sipas te cilit, muaji janar i ketij viti ka shenuar nje ulje te importit te karburanteve, me nje nivel deri 30 per qind, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Gjithcka flet per rritjen e veshtiresise ne konsumin e produkteve te naftes, fale cmimeve qe kane njohur nje rritje te re te tyre, pas asaj gjate fundvitit te kaluar. Nga ana e tyre, importuesit e naftes, fajesojne per nje situate te tille negative te krijuar, ate te tregjeve nderkombetare te naftes. Ndersa pak jave me pare, ajo iu “faturua” ngercit te krijuar mes Iranit dhe Bashkimit Europian, gjate ketyre diteve importuesit shqiptare i meshojne me shume ndikimit te kursit te monedhes amerikane ne tregjet nderkombetare te kembimit valutor. Kjo, sipas tyre, sepse nafta ne tregjet e huaja, blihet vetem me dollare. Dhe kuptohet, nje rritje e kursit te kesaj monedhe, reflektohet ne nje sasi me te paket te blerjes se produkteve te naftes prej tyre. Nga ana tjeter, cmimet e te tilla produkteve, kane njohur rritje ne bote edhe per shkak te nje rritje te pasigurise lidhur me krizen financiare qe ka mberthyer shume vende. Ne te tilla kushte, vendet prodhuese dhe eksportuese te naftes (OPEC), duket se po tregohen me te kujdesshme me shitjen e rezervave te tyre. Por ajo qe vleresohet si me e keqja ne kete rritje te pandalshme te cmimeve per produktet e naftes, eshte fakti se nuk ndodh asnjehere ai qe quhet “kthimi mbrapsht”. Pra, nese ato rriten, ka shume pak gjasa, qe te shenohet ulje e konsiderueshme e tyre.