Demshperblimi, ulet me 10 vjet mosha e perfituesve Rozeta Rapushi
Ulet mosha per te perndjekurit politike qe do te perfitojne demshperblim brenda nje viti. Komisioni i Ligjeve vendosi dje qe te ndryshoje propozimin e bere nga qeveria per moshen e te perndjekurve qe do te perfitojne te paret, duke e ulur me dhjete vjet, nga 85 vjec ne 75 per meshkujt dhe 70 per femrat. “Une propozoj nje amendament, qe ne t’i ndajme ne kategori, duke marre dhe moshen mesatare europiane, qe eshte 75 vjec, te ndajme sipas gjinive, qe 70 vjec demshperblimi te jepet per grate dhe 75 vjec per burrat. Per ata qe do te marrin kestin brenda ketij viti mbi kete moshe”, - u shpreh deputeti demokrat, Fatos Hoxha. Nje propozim ky qe shkaktoi jo pak debate ne komision, pasi kundershtime pati jo vetem nga zevendesministrja e Drejtesise, por edhe disa deputete te djathte, si Gent Strazimiri. Nderkohe qe propozimi u perkrah nga opozita, e cila prej kohesh ka kerkuar ulje te moshes se vendosur si tavan se cilet do te jene te perndjekurit politike qe do te perfitojne te paret. “Ne jemi dakord qe ta ndryshonim moshen, ta benim nen 85 vjec. Per sa i perket percaktimit, ate mund ta vendosim, nese do te bejme diference apo jo per femrat dhe meshkujt, ose t’i leme ne menyre te barabarte. Por nevojitet nje moshe me e ulet, me e arsyeshme se sa kjo”, - u shpreh nenkryetari socialist i komisionit, Fatmir Xhafaj. Por perballe ketyre diskutimeve, zevendesministrja e Drejtesise, Brikena Kasmi, tha se amendamenti per te ulur kufirin e moshes eshte antikushtetues, pasi, duke rritur faturen financiare, ndryshon edhe buxhetin e vitit 2012, gje qe, sipas saj, eshte nje vendim i marre nga Kuvendi i Shqiperise dhe nuk mund te ndryshohet nga Komisioni i Ligjeve. Me kete arsyetim te qeverise, u bashkua edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri. “Nese Parlamenti kerkon te ule moshen e atyre ish te persekutuarve qe marrin menjehere demshperblim, nuk duhet te rrise faturen financiare per qeverine, por te beje nje rregullim ligjor qe ne kete fature te kontribuojne edhe persekutoret qe kane shkaktuar demin”, - u shpreh Strazimiri, duke votuar edhe kunder ketij amendamenti te bere nga kolegu i tij Hoxha. Debatet do te vijojne ne seancen e neserme plenare, ku projektligji do te kaloje per votim.
Kush perfiton nga ndryshimet ne ligjin e te perndjekurve
Ndryshimet ne projektligjin per demshperblimin e te perndjekurve politike, qe do te shqyrtohen dhe votohen ne seancen e neserme plenare, parashikojne demshperblim total i shumes per te gjithe ish te perndjekurit politike qe jane mbi 75 vjec per meshkujt dhe 70 vjec per femrat. Po keshtu, ne projektin shume te debatuar dhe kundershtuar nga Partia Socialiste, kerkohet ulja e afatit nga 8 vite, mundesisht deri ne 4 vite, te demshperblimit per te gjithe ish te perndjekurve qe jane gjalle, si dhe zgjerim i rrethit te perfituesve. “Vendosja e afatit te perfitimit per kete kategori, nga 30 nentori 1944 me 25 tetor 1944 per te pushkatuarit me gjyq, duke rritur numrin e perfituesve ne ligj. Njohjen e demshperblimit te ish te denuarve nga nenet 64 apo 67 per terrorizem ne kohen e diktatures komuniste”, - perfshihet ne ndryshimet e sjella nga qeveria per ligjin ne fjale. Ndryshimi i siperpermendur, kritikohet ashper nga opozita, e cila akuzon se me zgjerimin e rrethit te perfituesve, do te perfitojne edhe persekutoret.