E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Turku nga sot zyrtarisht ministri i ri i MTKS-së

Ardian Turku është betuar sot para presidentit të Republikës Bamir Topi. Që prej ditës së sotme, Turku do të jetë zyrtarisht në krye të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ceremonia e betimit të ministrit Turku është bërë në pallatin e brigadave. Posti i kësaj ministrie mbeti bosh, pas shkarkimit të ish-ministrit Ylli Pango, i akuzuar nga mediat për skandale seksuale, duke shfrytëzuar detyrën e ministrit. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko, me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, z. Turku bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili, duke i dorëzuar dekretin Ministrit të ri të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, i shprehu urimet më të mira për të përmbushur me sukses detyrën e lartë. Turku do të drejtojë Ministrinë e Kulturës, të paktën deri në fund të qershorit dhe pas zgjedhjeve, gjer sa të krijohet qeveria e re.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›