E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qeveria po fut vendin në qorrsokak

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot në ambientet e kësaj partie një takim me përfaqësuesit e ODHIR-it të mbërritur në Tiranë pak ditë më parë. Pas takimit, kreu socialist theksoi se qeveria po e fut vendin në qorrsokak, për shkak të mos pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. "Qeveria është përgjegjësja kryesore për zgjedhjet parlamentare"-theksoi Rama pas takimit, duke nënvizuar se aplikimi për karta është në nivele alarmante. Sipas tij, qeveria s’po garanton një proces zgjedhor me standarde. Shefi i opozitës tha se gjatë ditës së nesërme Partia Socialiste do të publikonte një propozim të ri për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›