E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardit Beqiri mbetet me skuadrën e Elbasanit

Elbasan - Mbrojtësi Ardit Beqiri do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Elbasanit deri përfundim të këtij sezoni. Gjithçka është zgjidhur dje, ku drejtuesit e klubit elbasanas kanë rënë dakort me futbollistin që ai të jetë pjesë e ekipit deri në fund të sezonit. Beqiri u përfol se do të linte skuadrën elbasanase pas problemeve financiare të shfaqura në fazën e parë.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare falenderon kryetarin e bashkisë, Qazim Sejdinin, për gatishmërinë e tij që ka treguar për ta mbajtur në skuadër atë. Ardit Beqiri do t’i bashkohet në Maqedoni pjesës tjetër të skuadrës në ditët në vazhdim. Elbasani është duke e kryer fazën e tij përgatitore në vendin fqinj të Maqedonisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›