Premier Liga angleze vjen sot me 7 takime
Premier Liga angleze do të luajë sot 7 ndeshje për javën e saj të 22-të. Mançesteri do të luajë në transfertë me skuadrën e Boltonit. Çelsi do të presë skuadrën e Stok Sitit në stadiumin “Stamford Brixh”. Aktualishr Çelsi mban vendin e dytë me 42 pikë, katër më pak se Liverpuli i vendit të parë. Duhet të kujtojmë që Mançesteri ka dy ndeshje më pak se skuadrat e tjera, dhe nëse merr rezultate pozitive në këto dy takime, atëherë kalon Liverpulin dhe Çelsin në klasifikim.
Mançester Siti do të presë skuadrën e Uiganit, ndërsa Aston Vila do të luajë në transfertën e Sanderlendit. Arsenali do të luajë në fushën e Hull Sitit. Liverpuli i vendit të parë do të luajë këtë javë me skuadrën tjetër të qytetit, Evertonin. Derbi midis këtyre dy ekipëeve do të zhvillohet ditën e hënë.
Kalendarin e kësaj jave të Premier Ligës angleze mund ta gjeni në logon e këtij kampionati në homepage.