Mima: Metrologjia ka rritur cilesine e sherbimeve per industrine vendase
TIRANE-Reduktimi i barrierave teknike të tregtisë, rritja e rolit të ekspertëve në forcimin e infrastrukturës të metrologjisë, etj, janë bërë pjesë e punës edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë përmes një projekti të financuar nga BE prej 3 milionë euro.
Rezultatet e projektit "Forcimi i infrastrukturës kombëtare të metrologjisë dhe arritja e njohjes ndërkombëtare" i Binjakëzimit me BE-në u prezantuan sot gjatë një konference në prani të ministrit të Ekonomisë Florion Mima, Ambasadorit të Evropës Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, etj.
Ky projekt synoi forcimin e shërbimeve metrologjike kombëtare dhe ndihmoi qeverinë në arritjen e standardeve të BE-së në këtë fushë sipas kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Rezultatet e projektit lidhen me reduktimin e barrierave teknike të tregtisë, lehtësimin e integrimit të Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare, rritjen e cilësisë të produkteve vendase dhe rritjen e kapaciteteve të tyre të eksportit. Po ashtu pjesë e projektit ishin edhe mbështetja e burimet njerëzore, zhvillimi i kapaciteteve të DPM për fusha të reja të metrologjisë.
Ambasadori Sequi vlerësoi se, "BE është e angazhuar të përmbushen detyrimet e MSA-së". Sipas tij, "është e rëndësishme të dimë se të drejtat tona janë të mbrojtura".
Ministri i Ekonomisë, Florion Mima vlerësoi ndihmën në zhvillimin dhe përafrimin e metrologjisë shqiptare me praktikat dhe standardet më të mira europiane.
“Falë kësaj mbështetjeje, metrologjia shqiptare ka përmbushur një sërë objektivash strategjikë duke hedhur hapa të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare dhe duke rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara për industrinë vendase”, tha Mima.
Mbështetjen e Qeverisë për metrologjinë dhe infrastrukturën e verifikimit cilësor, Mima e konsideroi si tregues i përpjekjeve të vazhdueshme drejt hapjes së tregut shqiptar ndaj atij global, përpjekjes për të eleminuar barrierat e dukshme dhe të padukshme, duke zbatuar hapësirat e përcaktuara nga marrëveshjet europiane dhe të tregtisë së lirë.
"Investimet nga buxheti i shtetit dhe donatorë të huaj në këtë sektor vetëm gjatë ketij mandati Qeverisës, kapin vlerën 12 milionë euro”, tha Mima, duke vecuar dhe ngritjen e Qendrës së re Kombëtare të Metrologjisë me mjedise laboratorike nga më bashkëkohoret në rajon.
"Objektivi i përgjithshëm i këtyre investimeve ka qenë lehtësimi i integrimit të Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare përmes rritjes së cilësisë së produkteve shqiptare dhe rritjes së kapaciteteve eksportuese”, tha ministri i Ekonomisë.
Projekti "Forcimi i infrastrukturës kombëtare të metrologjisë dhe arritja e njohjes ndërkombëtare" i Binjakëzimit IPA 2008 u zbatua nga Physikalisch Bundesanstalt-Technische (PTB, Gjermani), Instituti Federal për materialet Hulumtime dhe testimin (BAM, Gjermani), Zyra Federale e Metrologjise dhe Topografi (Bev, Austri) dhe Institutit të Metrologjisë Çeke (CMI).
Projekti nisi në 1 Prill 2011 në mbështetje të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë. Asistenca e BE-së ndikoi në rritjen e nivelit teknik, perafrimin e plotë të kuadrit ligjor me standardet dhe praktikat europiane, forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sigurimin e njohjes të matjeve të realizuara në vendin tonë.
Rëndësia e metrologjisë dhe kalibrimit për tregun e brendshëm Europian vlerësohet i rëndësishëm, sepse pa një sistem kombëtar që siguron ndjekjen dhe respektimin e të njëjtave rregulla matjeje nga prodhuesit për produktet e tyre, krijohen favorizime për disa prodhues, rrezikohet që konsumatori të mashtrohet, ndërsa prodhuesit lokalë nuk mund të jenë konkurrues në një treg si i BE-së.
(ata/BalkanWeb)