Koreja e Jugut – Greqia, pragndeshja

www.albania-sport.com - “Ndeshja e ardhshme është gjithmonë më e rëndësishmja”. Trajnerët dhe lojtarët e përdorin për dekada këtë shprehje të vjetër për treguar fokusimin e tyre për ndeshjen e ardhshme.
Por në Botërorin e Afrikës së Jugut, fraza “ndeshja e parë është më e rëndësishmja”, duket më e përshtatshmja për ekipe të tilla si Koreja e Jugut dhe Greqia, të cilat do t përballen midis tyre ditën e shtunë (13:30).
Duke marrë në konsideratë edhe fuqinë e dy ekipeve të tjera në grupin B, Argjentinës dhe Nigerisë, kjo përballje mund të jetë vendimtare për Korenë e Jugut dhe Greqinë.
Argjentina është pa asnjë dyshim si favoritja kryesore e grupit, ndërkohë që tri skuadrat e tjera do të luftojnë midis tyre për të kapur vendin e dytë dhe një vend në 16 më të mirat e turneut.
Kjo është hera e parë që dy ekipet përballen midis tyre.
NDESHJA
Koreja e Jugut-Greqia
Stadiumi Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth
(E shtunë, 12 qershor, ora 13:30)
Lojtarë për t’u parë
Ji-Sung Park vs Georgios Karagounis
Ji-Sung Park është ylli i padiskutueshëm i ekipit të Koresë së Jugut. Mesfushori sulmues i Mançester Junaitid në vitin 2008 u bë i pari lojtar aziatik që ka fituar Ligën e Kampioneve
Jorgos Karagunis, kapiteni i Panathinaikosit, konsiderohet si truri i Greqisë dhe një prej lojtarëve më të fortë që ka trajneri gjerman, Oto Rehegel, në urdhrat e tij.
STATISTIKAT
0 – Greqia u shkatërrua në Kupën e Botës 1994, 3 ndeshje, 3 humbje, 0 pikë, 0 gola: humbi 4-0 me Argjentinën, 2-0 me Nigerinë dhe 4-0 me Bullgarinë. Tani shpresojnë të hakmerren kundër “La Albiceleste” dhe “Super Eagles” në Afrikën e Jugut.
E VECANTA
Me Greqine luan mesfushori shqiptar i natyralizuar si grek, Sotir Nini
DEKLARATA
Oto Rehagel (trajneri i Greqisë): “Vende si Koreja e Jugut kanë një shpirt të madh ekipi dhe shumë pasion”.
Lee-Young-Pyo (mbrojtës, Koreja e Jugut): “Në sytë tani, ndeshja kundër Greqisë është më e rëndësishmja në grup”.
KOREJA E JUGUT
Trajner: Huh Jung-Moo
Kapiten: Ji Sung-Park
Ylli i skuadrës: Park Chu-Young
Vlera e lojtarëve: 50 mln euro
Numri i klubeve: 540
Numri i lojtarëve: 100 000
Viti i themelimit: 1928
Anëtarësimi në FIFA: 1948
Pjesëmarrje: 7
Trofe: 0
Bilanci: 24 N, 4 F, 7 B, 13 H
GREQIA
Trajner: Oto Rehagel (gjerman)
Kapiten: Jorgos Karagunis
Ylli i skuadrës: Jorgos Karagunis
Vlera e lojtarëve: 100 mln euro
Numri i klubeve: 5 800
Numri i lojtarëve: 400 000
Viti i themelimit: 1926
Anëtarësimi në FIFA: 1927
Pjesëmarrje: 1
Trofe: 0
Bilanci: 3 N, 0 F, 0 B, 3 H
KOREJA E JUGUT
Trajner : Jung Moo Huh
Portiere
1. Lee Woon-Jae (Suwon Bluewings)
21. Kim Young-Kwang (Ulsan)
18. Jung Sung-Ryong (Seongnam)
Mbrojtes
15. Kim Dong-Jin (Ulsan)
2. Oh Beom-Seok (Ulsan)
3. Kim Hyung-Il (Pohang)
12. Lee Young-Pyo (Al Hilal/ARS)
14. Lee Jung-Soo (Kashima Antlers/JAP)
4. Cho Yong-Hyung (Jeju)
22. Cha Du-Ri (Fribourg/ALL)
23. Kang Min-Soo (Suwon Bluewings)
Mesfushore
16. Ki Sung-Yueng (Celtic Glasgow/ECO)
5. Kim Nam-Il (Tomsk/RUS)
6. Kim Bo-Kyung (Oita/JAP)
13. Kim Jae-Sung (Pohang)
8. Kim Jung-Woo (Gwangju)
7. Park Ji-Sung (Manchester United/ANG)
17. Lee Chung-Yong (Bolton/ANG)
19. Yeom Ki-Hun (Suwon Bluewings)
Sulmues
10. Park Chu-Young (Monaco/FRA)
9. Ahn Jung-Hwan (Dalian/CHI)
20. Lee Dong-Gook (Jeonbuk)
11. Lee Seung-Yeoul (Seoul)
GREQI
Trajner: Otto Rehhagel (Gjermani)
Portiere
1. Costas Chalkias (PAOK)
12. Alexandros Tzorvas (Panathinaikos)
13. Michael Sifakis (Aris)
Mbrojtes
11. Lukas Vyntra (Panathinaikos)
2. Giorgos Seitaridis (Panathinaikos)
4. Nikos Spyropoulos (Panathinaikos)
5. Vangelis Moras (Bologne/ITA)
8. Avraam Papadopoulos (Olympiakos)
15. Vasilis Torosidis (Olympiakos)
16. Sotiris Kyrgiakos (Liverpool/ANG)
22. Stelios Malezas (PAOK)
19. Socrates Papastathopoulos (Genoa/ITA)
Mesfushore
21. Costas Katsouranis (Panathinaikos)
10. Giorgos Karagounis (Panathinaikos)
3. Christos Patsatzoglou (Omonia/CYP)
6. Alexandros Tziolis (Sienne/ITA)
23. Sakis Prittas (Aris)
Sulmues
18. Sotiris Ninis (Panathinaikos)
9. Angelos Charisteas (FC Nuremberg/ALL)
14. Dimitris Salpingidis (Panathinaikos)
17. Fanis Gekas (Hertha Berlin/ALL)
7. Giorgos Samaras (Celtic Glasgow/ECO)
20. Pantelis Kapetanos (Steaua Bucarest/ROM)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili