Argjentina, Maradona vazhdon turneun ne Europe

Pasi ishte i pranishem ne takimin Real Madrid-Juventus ku vezhgoi nga afer disa yje argjentinas, trajneri Diego Armando Maradona mori avionin per ne Barcelone ku u takua me sulmuesin Lionel Messi.
“Kam ardhur ketu per te folur me Messi-n dhe per t’i thene ate qe mendojme. Ia thashe dhe jemi te kenaqur per kete. Leo na ka bere me dije se deshiron te luaje ne cdo ndeshje dhe kjo na ben te jemi shume te qete”, theksoi “El Pibe D'Oro”, kombetarja e te cilit do ndeshet ne miqesoren e 19 nentorit me Skocine.
Nderkohe, shiriti i kapitenit te skuadres bardhekalter per kete ndeshje mund te perfundoje ne doren e Javier Mascherano-s qe regjistron 6 ndeshje me fanelen e kombetares. Maradona bashke me zevendesin e tij Carlos Biliardo do udhetoje drejt qytetit te Liverpool ku d t’i beje te ditur vendimin lojtarit ne fjale.