E Diel, 1 Nëntor 2026

Manchester United, recete gjumi per lojtaret

Sipas nje eksperti te skuadres, tashme nje pjese e lojtareve kane pranuar te zbatojne keshillat e tij per te bere nje gjume sa me te qete, cka do te ndikoje ndjeshem ne rendimentin e tyre ne fushe.

Kampione te medhenj per nje skuader te madhe? Kjo nuk mjafton qe Manchester United te jete perhere skuadra me e mire, pasi perfeksionimi i nje grupi vjen si pasoje e rregullave te rrepta.

Per kete ka menduar trajneri Alex Ferguson, sipas te cilit nuk mjafton vetem pergatitja fizike dhe teknike pasi sipas tij, jashte fushe lojtaret duhet te respektojne nje “meny” te rregullt jetese.

“Sot futbolli eshte bere me shkencor dhe djemte jane te gatshem te pershtaten me cdo lloj taktike per te rritur nivelin”, thote nje burim i brendshem i United per gazeten “Sun”.

Sipas nje eksperti te skuadres, tashme nje pjese e lojtareve kane pranuar te zbatojne keshillat e tij per te bere nje gjume sa me te qete, cka do te ndikoje ndjeshem ne rendimentin e tyre ne fushe. “Duhet te jene sa me te kujdesshem per vendin ku flene, duke marre parasysh peshen dhe gjatesine e tyre”, shton specialisti, i cili ka marre persiper te ndryshoje stilin e jetes se “Djajve te kuq”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›