Union Berlin, tifozet rindertojne stadiumin

Inisiative e rralle nga disa tifoze gjermane te cilet nuk harxhojne kohen per t’u ankuar rreth ambienteve ne te cilat stervitet dhe luan skuadra e tyre e zemres. Behet fjale per mbeshtetesit e klubit Union Bertlin qe luan ne divizionin e trete gjerman.
Ata kane marre persiper te punojne financojne gjithe te hollat qe nevojiten per ndertimin e nje stadiumi modern. Te lodhur nga burokracite e ndryshme por te dashuruar me klubin e zemres, rreth 900 mbeshtetes takohen cdo dite ne oren 5:30. Ata zbarkojne ne “An derlten Forsterei” me mjete pune per te rindertuar stadiumin e ngritur qe ne vitin e larget 1920.
Tifozet e perkushtuar kane zhvilluar deri tani rreth 45 mije ore pune nen drejtimin e supervizores se punimeve Sylvia Weisheit. Ata qe nuk kane qene te pranishem ne punime kane kontribuar sipas peshes se xhepit, 10-25 euro secili ne nje llogari bankare, ndersa shume te tjere madje jane larguar nga puna per te marre pjese ne rindertimin e stadiumit. Pas gjithe kesaj sakrifice, te shpresojme qe tifozet te shijojne rezultatet pozitive te skuadres se tyre te zemres.