E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayern Munich rigjen Luca Toni-n

Shtatlarti italian ka rimarre fanelen e titullarit per te lene jashte formacionit sulmuesin e ri Lukas Podolski.

Luca Toni rekuperohet dhe eshte i gatshem per te zbritur ne fushe kunder Schalke 04. Sulmuesi bavarez i ka kaluar te gjitha problemet fizike qe e lane jashte fushave per 2 jave.

Shtatlarti italian ka rimarre fanelen e titullarit per te lene jashte formacionit sulmuesin e ri Lukas Podolski. “Eshte rekuperuar plotesisht dhe tani shpresoj qe te jete i uritur per te shenuar sa me shume”, shprehet trajneri i skuadres se Bayern, Jurgen Klinsmann.

Gjate diteve te ardhshme pritet edhe rekuperimi i mbrojtesit te djathte Lahm, i cili eshte ndalur per nje shkak te nje problemi ne kavilje. Bayern Munich eshte rikthyer ne rrugen e sukseseve, si ne kampionat ashtu edhe ne Champions. Skuadra bavareze eshte ngjitur ne vendin e trete te Bundesliges pas disa fitoreve radhazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›