Harbuzi ndahet nga Gençlerbirligin

25 vjeçari ka qëndruar në klubin turk për dy vjet e gjysmë, pasi ishte transferuar nga Malmo në verën e vitit 2009. “Ishte Labinoti ai i cili kishte kërkuar që të largohej nga klubi, por presidenti kishte refuzuar, edhe pse kishte oferta nga klube të mëdha. Më pas motivi i madh i lojtarit e ka bërë të veten. E bindëm presidentin në fund ”, shtoi Cetinkaya.
Futbollisti kosovar nga tash mund t’i fillojë bisedimet me klubet tjera dhe mund ta gjejë ekipin e ri qysh në janar. “Për momentin nuk ka ndonjë opsion konkret, nuk e dimë nëse do të luajë në Turqi apo diku tjetër. Gjëja më e rëndësishme është se ai do ta kërkojë një skuadër ku do ta shijojë futbollin dhe të mirë në aspektin financiar. Ai është i lirë tashmë të zgjedhë klubin e ri”, përfundoi Cetinkaya.