E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina ashpërson akuzat kundër Britanisë

Ministri i Jashtëm i Argjentinës ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka dërguar një nëndetëse bërthamore në Atlantikun e Jugut, pasi bëri një ankesë zyrtare në OKB mbi mosmarrëveshjet mbi Ishujt Falkland.

Hector Timerman kërkoi që britanikët të konfirmojnë vendndodhjen e nëndetëseve bërthamore në rajon.

Por zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar thanë se akuzat e militarizimit ishin "absurde".

Shefi i OKB-së, Ban Ki-Moon, më herët u bëri thirrje dy palëve që të shmangin një përshkallëzim të tendosjeve mbi Ishujt Falkland.

Dy vendet zhvilluan në vitin 1982 një luftë për këta ishuj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›