Argjentina, bllokadë ekonomike ndaj ishujve Falklands

Argjentina është duke u përpjekur që të imponojë një bllokadë ekonomike mbi ishujt Falklands, akuzoi ministri britanik i Shtetit, Jeremy Browne.
Prej disa muajsh, Buenos Airesi nuk lejon që të lundrojnë në ujrat e tij anijet me flamur britanik, ndërsa ka shpallur kërkimet për naftë të pesë kompanive në brigjet e Falklands si të paligjshme dhe klandestine.
Sipas qeverisë argjentinase, një veprim i tillë po shtron rrugën për zbatimin e procedurave të ardhshme të paligjshme.
Argjentina fitoi pavarësinë nga Spanja në vitin 1810, me ishujt Falklands, në spanisht Malvinas, si pjesë përbërëse e territorit, por Britania e Madhe i pushtoi në vitin 1833 dhe që prej atëherë territori me madhësi të ngjashme sa Kosova, i ndodhur vetëm dhjetëra kilometra nga brigjet e Amerikës së Jugut, mbetet pjesë e kurorës së Mbretërisë së Bashkuar.
Në vitin 1982, ndërsa vendi drejtohej nga regjimi i një junte ushtarake, Argjentina pushtoi shkurtimisht ishujt, për t`u zmprasur përballë ndërhyrjes së vendosur së Britanisë së drejtuar nga Margaret Thatcher.
Qëndrimi nacionalist i qeverisë aktuale së presidentes Cristina Fernandez de Kirchner ka rikthyer tensioned midis Argjentinës dhe Britanisë në 30 vjetorin e luftës midis dy shteteve.