Stefanoviç: Marrëveshjet nuk vlejnë për veriun
Shefi i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, ka thënë se me marrëveshjet e arritura në Bruksel, për lëvizjen e lirë, nuk parashikojnë që serbët në veri të Kosovës të përdorin targat e Kosovës.
“Gjatë procesit negociator ne e kemi theksuar qartë se veriu i Kosovës, për arsye të specifikave të veta, nuk do të jetë pjesë e dispozitave të marrëveshjes dhe se ajo vlen vetëm për serbët në jug të lumit Ibër”, tha ai për RTS.
Ministria e Brendshme e Kosovës ka vendosur që nga 1 qershori të ndalohet qarkullimi i makinave me targa serbe që kanë iniciale të qyteteve të Kosovës.
Ndërkohë, EULEX-i njoftoi se rregullat e reja për targat e automjeteve vlejnë për të gjithë pronarët e automjeteve që janë qytetarë rezidentë të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit.