E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE kundër qëndrimit të Rumanisë ndaj në romëve

Këshilli i Evropës ka kritikuar vendimin e Rumanisë për të rivendosur qindra romë në një ish-lokacion kimik, ku janë raportuar probleme shëndetësore.

Komisioneri për të drejta të njeriut i këtij këshilli, Nils Muizniks, ka thënë se rivendosja e tyre në veriperëndim të qytetit Baia Mare, shkel të drejtat humane. Ai i ka bërë thirrje qeverisë të hetojë incidentin.

Muizniks ka thënë se ka marrë raporte për një numër personash të helmuar “në mesin e tyre edhe 21 fëmijë” – si rezultat i kimikalieve.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar po ashtu kryebashkiakun e Baia Mares, Katalin Çereçes, për rivendosjen me forcë të romëve në këtë lokacion.

Çerçes i ka mohuar akuzat, duke thënë se familjet janë pajtuar që të kthehen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›