E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Shkodër, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku dy makina janë përplasur mes tyre, si pasojë e të cilës kanë mbetur të plagosur tre shtetas, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.Të lënduarit janë dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›