Mesfushori i Juves Krasic pezullohet per dy takimet e radhes
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe mesfushori i Juventusit eshte pezulluar me dy ndeshje pas simulimit ne transferten me Bolonjen te dielen. Pas nje dueli me mbrojtesin Portanova brenda zones se Bolonjes ne minuten e 35-te serbi i Juventusit simuloi duke fituar nje penallti krejtesisht te paqene nga gjyqtari De Marko. Me pas nga pika e bardhe portieri Viviano priti gjuajtjen e Vincenco Jakuintes nderkohe qe takimi perfundoi me rrjeta te paprekura. Pas proves televizive gjykatesi sportiv e ka cilesuar si sjellje antisportive veprimin e anesorit nga Mitrovica. Ish-mesfushori i CSKA-se se Moskes do te mungoje ne sfidat ndaj Milanit te shtunen dhe ndaj Cezenes pas dy javesh nderkohe qe klubi bardhezi pritet ta apeloje vendimin.