E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina dhe Brazili kanë zhgënjyer sërish

Një qytet i dehur nga gëzimi, ka kaluar të gjithë natën duke kërcyer dhe festuar nëpër rrugë, sikur Kombëtarja e tyre të kishte fituar një titull kampion bote. Kjo pas fitores së parë në historinë e Kilit kundër Argjentinës në një ndeshje që vlente akoma edhe më shumë. Golin historik dhe të vetmin e fitores kiliane e shënoi Orellana në 36‘. Në përgjithësi, eliminatoret e Amerikës së Jugut karakterizohen me zhgënjimin e të mëdhenjve, Argjentina nuk qesh, Brazili qan. Prej të cilëve shkëlqen vetëm Paraguai: fiton 1-0 ndaj Perusë. Nga ana tjetër, Brazili i Karlos Dungës del mes fërshëllimave pas barazimin zhgënjyer 0-0, në Rio de Zhaneiro, ndaj modestëve të Kolumbisë (i treti barazim pa gola në shtëpi për Seleçaon", pas Argjentinës dhe Bolivisë). Klasifikimi nuk është dramatik (vendi i dytë me 17 pikë, pas Paraguait që ka 23), por loja është ajo që stonon. Tifozët kanë mbërritur në kufijtë e durimit dhe në "Marakana" kanë kontestuar ashpër. Edhe sepse kundërshtari të bënte të shpresoje në goleadë: Kolumbia vinte pas tre humbjesh radhazi dhe nuk shënonte prej 5 ndeshjesh. Në fund fiton, Venezuela, e cila në shtëpi ka mundur 3-1 Ekuadorin, që kishte kaluar i pari në avantazh në 11‘ me Arboleda. Pastaj vjen përmbysja venezueliane, falë golave të Maldonado (48‘), Moreno (57‘) e Arango (67‘). Klasifikimi pas 10 ndeshjesh është: Paraguai në krye me 23 pikë, Brazili (17), Argjentina e Kili (16), Uruguai (13), Ekuadori (12), Kolumbia (11), Venezuela (10), Bolivia (9) e Peru (7).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›