E Diel, 1 Nëntor 2026

Moxhi: I kam dhënë Botërorin Italisë

Luçiano Moxhi, tashmë është e ditur, se kur të tjerët e akuzojnë, ai hidhet në sulm. Këtë herë edhe këtë herë bën të njëjtën gjë. Në gjykatën e Romës, gjatë procesit "Gea", që shikon si të pandehur, përveç ish-drejtuesit bardhezi, edhe emra të tjerë si Aleksandro Moxhi, Franko Zavalja e Davide Lipi, i biri i trajnerit të Italisë, Marçelo Lipi. Mozhi ka folur, duke shkundur pluhurin e harresës. Lëshon deklarata spontane, që traumatizojnë të pranishmit, por dhe ecurinë e futbollit italian. "Unë i kam dhënë Italisë titullin kampion bote", është edhe deklarata bombastike që ka lëshuar këtë herë ish-drejtori i Përgjithshëm i Juventusit.

ÇESHTJA - Ajo që ka bërë të shpërthejë irritimi i Luçiano Moxhit ka qenë pikërisht dëshmia e lëshuar nga Andrea Orlandini, ish-futbollist dhe menaxher, dhe e të birit të këtij të fundit, Emanuelo Viviono, i cili aktualisht është portier i skuadrës së Breshias. Mbrojtësi ekstrem i breshianëve, kur luante në ekipin e të rinjve te Fiorentina, ishte shumë pranë një kalimi të mundshëm te klubi i Juventusit: "Babai i Vivianos, ka thënë dje në sallën e gjyqit Klaudio Orlandini, më tha se sekretari i Macinit (Inoçenco, ish-zëvendës president i Federatës italiane) i kishte thënë se duhej të prezantohej në një takim me drejtuesit e Juventusit, por pa menaxherin e tij. Por, ai më lajmëroi mua dhe tratativa dështoi". Andrea Orlandini e shton akoma dhe më shumë dozën e akuzave: "Luçiano, pasi tratativa për kalimin e Vivianos te Juventusi dështoi, ka theksuar në sallën e gjyqit Andrea, më mori në telefon mua. Atë ditë nuk ishte me humor të mirë, madje ishte shumë i irrituar dhe me thotë mua: ‘Unë do t‘ia shkatërroj karrierën djalit tënd, ai është vetëm në fillimet e tij, i thuaj që të ketë shumë kujdes nga unë‘. Këto janë gjëra që ndodhin në këtë botën e futbollit tonë".

IRRITIMI - Por kjo dëshmi ka barë të shpërthejë furinë e Luçiano Moxhit: "Për mua vazhdojnë të përsëritet vetëm gënjeshtra, dhe kjo është ajo që më bën të ndiem i shqetësuar, sulmon ish-drejtori i Përgjithshëm i klubit bardhezi. Thuhet se jam interesuar te djali im për një lojtar të ekipit të të rinjve të Fiorentinës, të cilin unë as nuk e njihja fare. Mua që kam çuar dhjetë lojtarë, plus edhe një trajner në Kombëtare dhe që i kam dhënë Italisë titullin e kampionit të Botës". "Big" Luçiano, më pas kapet me Orlandinin: "Andrea Orlandini ishte i papunë dhe unë e kam marrë të punonte me mua për pesë vite me radhë, sepse më trishtonte situata që ai po kalonte. Dhe më duhet të them se kur e shikoj që po më shet tani, më bën të ndjejë akoma edhe më shumë trishtim".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›