E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja, urim për Kryeministrit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka qenë një nga më të entuziazmuarit në grupin e delegacionit shqiptar, që gjendej në stadiumin "Municipal AXE" në Bragë. Pas përfundimit të takimit dhe barazimit, Shqipëria arriti ndaj portugezëve. Në një prononcim të tij për faqen sportive "Albaniasoçer.com", pasi përgëzoi lojtarët dhe stafin e trajnerëve, të cilët organizuan një ndeshje të shkëlqyer edhe me 10 lojtarë. "Ishte një ndeshje shumë emocionuese deri minutat e fundit. Katër minutat e fundit shtesë ishin si katër ditë ankthi për mua dhe për të gjithë ne, që ndiqnim atë ndeshje aq të bukur dhe emocionuese. Merita për këtë barazim i takon lojtarëve dhe stafit teknik, të cilët arritën të rimëkëmbeshin aq solidshëm pas asaj humbjeje dëshpëruese në Hungari. Më bëhet shumë qejfi që arritëm të marrim një rezultat pozitiv, si një shenjë urimi për Kryeministrin Sali Berisha në ditën e lindjes se tij", përfundoi prononcimin e tij presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›