Argjentina dhe Irani diskutojnë për sulmin e vitit 1994

Sulmi vdekjeprurës i vitit 1994 në Buenos Aires ka nxitur debate mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Argjentinës në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Argjentina e ka akuzuar Iranin si përgjegjëse e sulmit me bombë në një qendër hebraike në vitin 1994, nga i cili u vranë 85 persona.
Argjentina ka paditur dhe ka kërkuar ekstradimin e tetë iranianëve për këtë sulm.
Pas bisedimeve ndërmjet Ministrit të Jashtëm të Argjentinës, Hector Timerman dhe homologut të tij iranian, Ali Akbar Salehi, në selinë e OKB-së, një deklaratë për shtyp thotë se të dyja palët ranë dakort që ta vazhdojnë dialogun deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
Gjithashtu bëhet e ditur se palët kanë vendosur që t`i vazhdojnë negociatat në tetor, në Gjenevë.