E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, zgjedhjet e parakohshme në dhjetor?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në Maqedoni pritet të mbahen në muajin dhjetor. Kështu shkruajnë mediat në shtetin fqinj të cilat theksojnë se ky muaj është përzgjedhur pas insistimit të partisë shqiptare BDI.
 

Sipas mediave, BDI kërkon sa më shpejt zgjedhje të parakohshme pasi vendi nuk do të arrijë të përfitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 

Mediat në Maqedoni kanë paralajmëruar edhe më herët se zgjedhjet lokale dhe parlamentare mund të mbahen në pako në muajin nëntor ose dhjetor, një skenarë serb i zgjedhjeve të korrikut, i nxitur nga bashkësia ndërkombëtare.
 

Zgjedhjet lokale në Maqedoni sipas kohës të rregullt duhet të mbahen në mars të 2013, mirëpo në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të krizës qeveritare, pritet që ato të zhvillohen njëkohësisht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›