Presidenti rus Putin do vizitojë Taxhikistanin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë më 5 tetor Taxhikistanin, datë kjo që përkon me ditëlindjen e 60-të të homologut të tij, Emomali Rahmon.
Në faqen zyrtare të Presidentit të Rusisë thuhet se presidentët e të dy vendeve do të diskutojnë për çështje të ndryshme, si për tregtinë, kulturën dhe çështjet e sigurisë.
Javën e kaluar, zv.kryeministri rus, Igor Shuvalov vizitoi Dushanbenë, kryeqytetin e Taxhikistanit. Pas vizitës, ai theksoi se të dyja vendet shumë shpejt do të nënshkruajnë një marrëveshje, për të shtyrë praninë e ushtrisë ruse në Taxhikistan.