E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Hamilton më i shpejti ne Shangai

Nga Altin Latifi
Ljuis Hamilton ka qenë më i shpejti në provat e lira për Cmimin e Madh të Kinës, duke u konfirmuar si pretendenti kryesor për titullin kampion. Kur duhen edhe dy gara deri në përfundim, britaniku ndodhet 5 pikë përpara Felipe Masës. 

SHANGAI - Ljuis Hamilton e nisi në mënyrën më të mirë garimin Çmimin e Madh të Kinës, duke u treguar më i shpejti në provat e lira. Piloti britanik i MekLaren është vetëm një hap larg titullit kampion dhe forma e treguar prej tij duket se nuk lë shumë vend për dyshime. Në rast triumfi këtë vit, ai do të bëhet piloti më i ri që fiton titullin kampion në Formula 1, vetëm 23 vjeç. Kur duhen edhe dy gara deri në përfundim, Hamilton ka 5 pikë më shumë se Felipe Masa, rivali i tij më i afërt. Por, asgjë nuk duket e mbaruar. Një vit më parë, britaniku humbi titullin kampion vetëm në javën e fundit, duke ia lënë dorëzuar atë Kimi Raikonenit. Një ankth i tillë ekziston edhe për garën e të dielës. Në Shangai, një formë shumë të mirë kanë treguar edhe makinat Reno, me Fernando Alonson dhe Nelsinjo Pike që u renditën të dytët dhe të tretët. Sa u përket dy makinave Ferrari, Felipe Masa u rendit i gjashti, ndërsa Kimi Raikonen në vendin e nëntë.
(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›