E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. A, Meksikë – Uruguai 0-1

www.albania-sport.com - Uruguai fitoi 1-0 kundër Meksikës, duke kapur vendin e parë në grupin A (7 pikë) dhe shmangur përballjen me rivalin e përjetshëm, Argjentinën e Lionel Mesit.

Edhe Meksika u kualifikua për në fazën me eliminim direkt falë golaverazhit më të mirë se Afrika e Jugut, pasi dyja skuadrat i mbyllën serinë me tri ndeshje në fazën e grupeve në kuotën e katër pikëve: 3-2 golaverazhi i Meksikës, 3-5 ai Afrikës së Jugut.

Në fakt, të gjithë prisnin një barazim të mundshëm midis dy skuadrave, e që i çonte pa probleme në turin tjetër të Botërorit, por Uruguai, falë golit me kokë të Luis Suarezit në minutën e 43-të, i cili shfrytëzoi një kros të Edinson Kavanit.

Trajneri i Meksikës, Havier Aguirre hodhi të një njëjtwn vijë sulmuese që mundi Francën 2-0 në ndeshjen e fundit.

Trajneri i Uruguait, Tabarez, bëri vetëm një ndryshim nga formacioni që mundi Afrikën e Jugut 3-0, duke futur në fushë mbrojtësin Mauricio Vitorino në vend të Diego Godinit.

Trajneri i Uruguait tha se ai kishte qenë i “shqetësuar” në lidhkje me zërat para ndeshjes se të dy skuadrat mund të luanin për një barazim.

“Ishte një fyerje për trajnerët dhe lojtarët. Të dyja skuadra dëshironin të bënin diçka në lojën e tyre”, - tha Tabarez.
Goli erdhi rreth 20 minuta më vonë pasi meksikani Andres Guardado goditi shtyllën pas një gjuajtje në formë voleji.

Meksika e vendit të dytë do të përballet me Argjentinën e frikshme në turin e një të tetave, takim që do të luhet ditën e premte.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne u kualifikuam në vendin e parë”, - tha sulmuesi i Uruguait, Diego Forlan. “Ata kontrolluan topin mirë dhe e vërteta është se ishte një ndeshje e vështirë për ne”.

Uruguai, që nuk pësoi asnjë gol në fazën e grupeve, arrin për për herë të parë në raundin me eliminim direkt qysh nga viti 1990.

“Na la paksa një shije të hidhur”, - tha mesfushori Rafael Markez. “Ne jemi të pakënaqur me rezultatin e sotëm dhe me përformancën e sotme. Ne duhet të përmirësohemi tani”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 22 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›