E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himara,vetem barazim ne fushen e saj me Aden

Nga Elton Nika

Himara Ada          1-1

Shënues: Gjondeda 5

Himara: Dine, Mehmeti, Martins, Qendro, Sako, Mata, Sako, Cana, Goro, Nenaj, Telushi, Gjondeda, Hitaj. Trajner: V.Laluci.

Gjyqtarë: K.Cjapi, O.Grabova (Fier), E.Malo (Lushnjë)

Kartonë të verdhë: Telushi

Një ndeshje e bukur dhe me shumë rivalitet është zhvilluar në fushën e Himarës, ku skuadra vendëse nuk ka shkuar më shumë se barazimi ndaj Adës. Kjo ndeshje ka filluar 10 minuta me vonesë, sepse në fushë mungonte autoambulanca, që ka ardhur me ndihmën e ushtrisë, që e ka vënë makinën e saj në dispozicion.Gjithçka ka nisur mirë për himariotët, të cilët, pas 5 minutash, e kanë parë veten në avantazh, pas golit të shënuar nga sulmuesi Gjondeda, i cili është treguar i saktë, pasi ka dribluar mbrojtjen e Adës.

Himara ka arritur të krijojë edhe raste të tjera më pas, por nuk ka mundur të dyfishojë dhe në fund të pjesës së parë është ndëshkuar nga miqtë nga Velipoja. Skuadra mike kishte menduar vetëm për mbrojtjen, duke bërë vetëm ndonjë kundërsulm dhe në një të tilla ka arritur ti barazojë shifrat.

Pjesa e dytë është luajtur thuajse e gjitha në gjysmëfushën dhe portën e miqve, por sulmuesit vendës në asnjë rast nuk ia kanë arritur qëllimit ta dërgojnë topin në rrjetë për të dytën herë. Në fundin e ndeshjes ka pasur edhe kontestime nga ana e himariotëve, pasi gjyqtari Cjapi ka anuluar një gol të tyre. Gjithsesi, asgjë nuk ka ndryshuar dhe Himara ka marrë vetëm një pikë në një ndeshje, ku të gjithë prisnin fitoren, kështu që ka pasur zhgënjim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›