Volfsburgu vendos të lërë në shtëpi Edin Dzekon
Volfsburg - Skuadra gjermane e Volfsburgut ka vendosur ta lërë në shtëpi yllin e saj Edin Dzeko për programin parasezonal që ka parashikuar të zhvillojë. Futbollisti më i mirë i Bundes Ligës do të qëndrojë gjatë kësaj kohe në shtëpinë e tij në Bosnje Hercegovinë.
Dzeko është objektivi numër një i klubit të Milanit për sezonin e ardhshëm. Ky është rasti më i mirë për klubin italian të afrohet sa më shumë me boshnjakun, i cili preferon të luajë në një nga skuadrat më të mëdha të kontinentit.