E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Argjentinë-Australi, ndeshja numër 1000 për Mesin

Një mijë herë Messi. Ndeshja që vë Argjentinën dhe Australinë përballë njëra-tjetrës për 1/16-ën e Katarit 2022, është në fakt e 1000-ta për ‘Pulce’. Në ndeshjen kundër Polonisë e vlefshme për ditën e fundit të grupit C, Messi luajti ndeshjen e tij të njëzet e dytë si kapiten i Argjentinës duke mposhtur Diego Armando Maradona. Ish-sulmuesi i Napolit dhe Argjentinës u ndal në 21 duke mbajtur shiritin e liderit të kombëtares së tij.

Shifra ka arritur në 999: 778 ndeshje me Barcelonën, 53 me PSG, 167 me Argjentinën. Nëse e zbërtheni më tej, detajet janë si më poshtë: 559 në ligën argjentinase, spanjolle dhe franceze, 81 në kupat kombëtare, 161 në Champions League, 21 në Superkupën, 4 në Superkupën e Evropës, 5 në Botërorin për Klube, 51 në miqësoret me Argjentinën, 60 në kualifikueset për Botërorin, 34 në Kupën e Amerikës, 1 në finalen me Italinë mes kampionëve të Amerikës së Jugut dhe Europës dhe 22 pikërisht në Botëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›