Franca, Deschamps: Polonia nuk është vetëm Lewandowski

Rreziku Robert Lewandowski për Francën. Kombëtarja e Didier Deschamps do të sfidojë nesër Poloninë në 1/16 dhe në prag të ndeshjes trajneri i Les Bleus është fokusuar pikërisht te sulmuesi i Barcelonës. “Natyrisht ai është një lojtar që bën diferencën në zonën e portës, do të duhet ta limitojmë. Përveç inteligjencës taktike dhe aftësive teknike, ai është një futbollist që e përdor shumë mirë trupin e tij dhe edhe topi më i parëndësishëm mund të bëhet i rrezikshëm”.
“Polonia ka lojtarë të fortë me përvojë ndërkombëtare si Szczesny, Glik, Zielinski, Grosicki. Nuk është vetëm Lewandowski”. Një vlerësim për Adrien Rabiot: “Ai po i jep vazhdimësi asaj që ka bërë me klubin e tij. Unë e njoh mirë karakterin në nivel njerëzor dhe kështu është. Ka ndryshuar pak, ka hequr diçka dhe sot është një mesfushor i kompletuar. Thuhet se ai është një lojtar ekuilibri, por është i aftë të bëjë mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ai është inteligjent, e di gjithmonë se ku duhet të jetë”.