E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, përplaset treni, 12 të vdekur 550 të plagosur

ARGJENTINE - Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Argjentinë, ku një tren pasagjerësh u përplas në stacion, në kryeqytetin e vendit Buenos Aires, duke lënë të vdekur të paktën 12 persona dhe 550 të tjerë të plagosur.

Makinisti i plagosur dhe pasagjerët e tjerë u dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë përplasja e trenit me një pengesë të stacionit, ndërsa udhëtonte me 20 kilometra në orë.

Sipas autoriteteve vendase, ka ende njerëz të bllokuar nëpër vagonat e kthyer përmbys.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›