E Diel, 1 Nëntor 2026

MM: Peçi i është nënshtruar një tjetër operacioni

Nëntetari Aleksandër Peci i është nënshtruar një tjetër operacioni gjatë ditës së sotme. Në një njoftim për shtyp Ministria e Mbrojtjes ka raportuar të dhënat e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të 25-vjecarit të plagosur dy ditë më parë në Kandahar të Afganistanit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Peci ndodhet në spitalin ushtarak në Kabul, ku i është nënshtruar një tjetër operacioni, i cili ka rezultuar me sukses.
N.Tetar Peçi dhe komandant Feti Vogli, ushtarakë të Kontingjentit "Eagle-4" u plagosën gjatë një sulmi në Afganistan së bashku me një ushtar amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›