Tiranë, shuhet zjarri në magazinën e bojrave

Një zjarr i madh është shënuar në autostradën Tiranë- Durrës. Sipas të dhënave paraprake mësohet se zjarri ka rënë në një magazinë bojrash në afërsi të fshatit Domje, ku flakët kanë përfshirë të gjithë ndërtesën.Ndërkohë forca të policisë dhe pesë makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, të cilët falë punës intensive kanë bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të tij. Magazina ndodhet pranë Drejtorisë së Nxjerrjes së Targave, ndërsa vetë drejtori i zjarrëfikëseve, Dilaver Laci konfirmon se nuk ka pasur lëndime në njerëz me përjashtim të dëmeve materiale, që mendohet të jenë jo pak të konsiderueshme. Ndonëse nuk konfirmohet ende asgjë, dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar aksidentalisht.