E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rrëzon sërish prokurorinë, "arrest shtëpie" për Prendin

Rrëzohet për të 4 herë kërkesa e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurimit për ish-kreun e Gardës Ndrea Prendi.Gjykata e Apelit ka rrëzuar për herë të dytë Prokurorinë duke lënë në arrest shtëpie, ish kreun e Gardës, Ndrea Prendi, ndërkohë që dy herë më parë e njëjta kërkesë ishte rrëzuar edhe në Gjykatën e Tiranës. Prokuroria kishte kërkuar rivlerësimin e masës së sigurisë, nga arrest shtëpie në arrest me burg për ish-komandantin e Gardës, me arsyetimin se janë mbledhur fakte të reja në lidhje me vrasjen e Faik Myrtaj. Para rishqyrtimit të masës së sigurisë mbrojtja e Ndrea Prendit kërkoi ndryshimin e trupës gjyqësore, me argumentin e se ka papajtueshmëri ligjore. Gjykata e Apelit miratoi kërkesën e palës mbrojtëse për përjashtimin nga trupi gjykues të Zegjine Sollakut, nga ceshtja ndaj ish Komandantit të Gardes, Ndrea Prendit, në vend të së cilës u vendos Agron Papajani. Sipas avokatit Genc Gjokutaj kërkesa për ndryshim të trupit gjykues u bë pasi në vitin 2006 bashkëshorti i Zegjine Soollakut, Theodhori Sollaku, ka pasur një konflikt me të akuzuarin Ndrea Prendi.Pas përfundimit të shqyrtimit të masës së sigurisë prej trupit gjykues avokati i Ndrea Prendit, Genc Gjokutaj, deklaroi se Prokuroria u rrëzua për të katërtën herë.
Tashmë Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që pas ketij vendimi i përket Gjykatës së Lartë që të vendosë nëse do të ndryshojë masa e sigurisë ose pasi Prokuroria ka bërë rekurs.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›