Elbasan, makina përplas motorrin, tre të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është shënuar në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, përpara teatrit "Skampa", ku si pasojë e përplasjes së një motorri ku udhëtonin Gazmir Haka,22 vjeç dhe Blerina Capja, 20 vjeçe me një makinë me targa AA 2P72 CK, e cila drejtohej nga 25-vjeçarja Blerina Gjuzi, kanë mbetur të plagosur cifti i të rinjve dhe drejtuesja e automjetit.
Ndërkohë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se Çapja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Uniformat blu gjenden në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.