E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë–Gjermani, 7 duelet e mëdha të sfidës



Shfaqja fillon në orën 16:00. Argjentina do të përballet me Gjermaninë në çerekfinale. Një përsëritje e asaj që ndodhi në Kampionatin Botëror të vitit 2006. Atëherë gjermanët fituan me penallti kundër amerikanojugorëve. Tabloidi gjerman “Bild” ka përcaktuar shtatë duele që mund të vendosin sfidën. Lionel Mesi ka punë me Bastian Shvajnshtajgerin, të mbështetur nga Zherom Boateng dhe Sami Khedira. Miroslav Kloze do të duelojë me shokun e tij te Bajerni i Munihut, Martin Demikelisin.

Dueli 1 : Mesi-Shvajnshtajger (Khedira)
Kush do ta ndalojë? Ylli botëror Lionel Mesi është i zhdërvjellët, i shpejtë dhe si erë, një driblues i pabesueshëm. Për të ndaluar atë duhen disa lojtarë gjermanë së bashku. Bastian Shvjanshtajger do të përpiqet të bllokojë Mesin. Ai do të jetë 1-kundër-1 në cdo situatë loje, i mbështetur nga Sami Khedira.

Dueli 2 : Tevez-Fridrish
Karlos Tevez është një sprinter i palodhshëm dhe një vrasës i vërtetë. Ai e di se ku ndodhet porta, shënon edhe nga distanca të largëta, por nuk të fal kur rasti i jepet. Kundërshtari i tij gjerman pritet të jetë Arne Fridrish. Nuk është një detyrë e lehtë për të, por mbrojtësi i Gjermanisë e ka treguar veten se është i aftë për të ndaluar sulmuesit më të mëdhenj.

Dueli 3 : Higuain-Mertezaker
Gonzalo Higuain ka shënuar deri tani 4 gola në Botëror dhe ka një nuhatjet të lindur. Gjithmonë qëndron pas shpinës së mbrojtjes për të pritur momentin e duhur. Një detyrë krejtësisht e vështirë për qendërmbrojtësin Per Martezaker, i cili deri ende nuk ka bindur plotësisht. Gjermani është më i fortë në luftën në ajër, por këmbët e tij kanë shumë probleme.

Dueli 4 : Kloze-Demikelis
Miroslav Kloze ka një detyrë të vështirë për të hapur dyert e mëdha të gjysmëfinaleve. Tani atij i duhet të përballet me shokun e tij të ekipit te Bajerni, Martin Demikelisin, dobësitë e të cilit ai i njeh shumë mirë. “Micho” e mban me qejf topin më gjatë se sa duhet për një mbrojtës, lëviz edhe para (goli i tij kundër Koresë së Jugut në fazën e grupeve). Mbrojtësi mund të shqetësohet shumë thjesht kur ka topin në këmbë.

Dueli 5 : Myler-Heince
Ylli i ri i Gjermanisë, Tomas Myler është një golashënues race, lëviz gjithmonë në hapësirën ofensive dhe ka aftësinë të dalë në zonën kundërshtare pikërisht përballë portës, ku nuk ai nuk të fal. Myler do të ketë punë me Gabriel Heincen. Argjentinasi di të pozicionohet mjaft mirë në lojë dhe është mësuar të jetë pullë poste. Heince është një lojtar i kompletuat dhe i godet me qejf gjuajtjet standarde, për më tepër është dhe golashënues i rrezikshëm.

Dueli 6 : Ozil-Maskerano (Veron)
Këtu është “Mesi” i Gjermanisë: Mesut Ozil. Argjentinasit kanë planifikuar ta mbulojnë me dy lojtarë kundërshtarë. Ozil është lojtar modern dhe i është shumë efektiv në pasimet e tij. Para së gjithash pasimet me Klozen dhe Podolskin rezultojnë efikase. Maradona e ka menduar zgjidhjen, duke i vendosur nga pas kapitenin Havier Maskerano. Argjentinasi është një lojtar i pjekur dhe me përvojë. Edhe Veron mund të përfshihet në mbulimin e ashpër të Ozilit

Dueli 7 : Maradona- Lëv
Është një duel i pastër trajnerësh. Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave. Por, ai është ai një trajner i mirë? Paraqitjet e tij gjatë konferencave të shtypit më shumë kanë treguar marrëzinë e tij. Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv është “truri” i “Nationalmanschaft”. Qysh nga Botërori i vitit 2006 ishte një mjeshtër i taktikës në skuadrën e Klinsmanit. Tani 11-shi i tij është gati të rrëzojë Argjentinën.

Beteja e statistikave

Dy superfuqitë e futbollit botëror do të përballen midis tyre për të dytën Kupë Bote rresht. Katër vjet më para, Gjermania avancoi me penallti pasi ndeshja u nda në barazim 1-1. Hera e fundit që këto ekipe ishin përballur në vazhdimësi ishte në vitin 1986 dhe 1900, kur ata u takuan në finale. Në vitin 1986, Maradona frymëzoi Argjentinën në një fitore 3-2 në një prej finaleve më të mëdha. Në vitin 1990, ato luajtën një prej finaleve më të varfra dhe të pista. Dy lojtarë argjentinas dolën me karton të kuq, ndërsa Gjermania fitoi me një penallti në minutën e 85-të.Fuqi shënuese: Argjentina me 10 gola dhe Gjermania me nëntë gola janë dy ekipet që kanë shënuar në Kupën e Botës. Argjentina mundi Gjermaninë 1-0 në një ndeshje ndërkombëtare miqësore në Munih, më 3 mars. 13 lojtarë të skuadrës aktuale gjermane në Kupën e Botës luajtën në atë takim, ndërkohë që 15 lojtaret argjentinas e përdorur në Munih janë në grupin e lojtarëve. Dy lojtarë gjermanë, portieri Rene Adler, autori i një gafe nga ku erdhi dhe goli i Gonzalo Higuain, dhe Mikael Balak nuk janë në skuadrën aktuale të Gjermanisë. Miroslav Kloze është një nga golashënuesit më mirë në botë. Ai aktualisht ka shënuar 12 gola dhe një gol kundër Argjentinës do ta ngjitë atë në vendin e tretë së bashku edhe me Zhust Fonten (Francë), ndërsa dy gola do ta barazonin me Gerd Mylerin (Gjermani) dhe një tregolësh do ta barazonte me Ronaldon (Brazil) në vendin e parë. Argjentina udhëheq me 8 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje në raport me Gjermaninë në ndeshjet totale. Në Kupën e Botës gjithçka është barazim: 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje. Në miqësoren e fituar 1-0 kundër Gjermanisë, Maradona përdori katër mbrojtës në vijën e pasme. Hera tjetër e vetme që trajneri argjentinas e ka përdorur atë ka qenë në fitoren kundër Meksikës në një të tetat.Shtatë lojtarë të Gjermanisë kanë kartonë të verdhë: Arne Fridrish, Sami Khedira, Bastian Shvajnstajger, Mesut Ozil, Tomas Myler, Pilip Lahm dhe Kakau.
Argjentina ka fituar nëntë ndeshje rresht, përfshirë dhe ato miqësore, ecuria më e mirë që nga viti 1998. Për herë të fudnit Argjentina ka pësuar më shumë se një gol ishte në vitin 1998 në çerekfinale kundër Argjentinës. Argjentina ka fituar vetëm katër nga 16 përballjet në Kupën e Botës përkundrejt ekipeve evropiane. Gjermania ka ekipin e dytë më të ri në moshë në Kupën e Botës. Ashtu si Gana, Gjermania është një ekip i ri në këtë turne, megjithatë nëntë lojtarë në rosterin e Kupës së Botës ishin edhe në Euro 2008-n. Duke marrë në llogari edhe golin e tij kundër Anglisë, goli i tij i 40-të ndërkombëtar, Podolski ka në llogarinë e tij një gol më shumë në 77 ndeshje ndërkombëtare se sa në 149 ndeshje në Bundesligën gjermane. Kloze ka shënuar 50 gola në 99 ndeshje me Gjermaninë.

Lojtarë për t’u parë

Lionel Mesi
Ai ka luajtur si një nga lojtarët më të mirë botë në Afrikën e Jugut. Maradona i ka dhënë atij lirinë e duhur. E ka inkurajuar atë të jetë sa fantazist ashtu dhe sulmues. E vetmja gjë që i ka munguar Mesit është goli.

Mesut Ozil
Mesfushori 21-vjeçar i Verder Bremenit është prezantuar si nga yjet e rinj të futbollit në këtë Kupë Bote, përfshirë edhe një goditje madhështore në fitoren kundër Ganës dhe katër asistove në golat e Gjermanisë.

3 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›