Spanja, sot për të bërë detyrën e radhës
Paraguai do të luftojë ndaj një Spanjë të madhe për të siguruar për herë të parë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut. Spanja nga ana e saj synon përfaqësimin për herë të dytë në gjysmëfinalet e një Kupe Bote, teksa për herë të parë spanjollët e kanë arritur atë në vitin 1950. Spanja ka për momentin një prej skuadrave më të mira në historinë e saj dhe kampionët e Europës konsiderohen si një prej skuadrave favorite për të fituar trofeun, por më përpara nëse ajo kalon në gjysmëfinale do të ketë punë ose me Argjentinën ose me Gjermaninë. Spanja beson shumë te aftësia shënuese e David Vijës (4 gola deri tani). Paraguai mbërriti në çerekfinale pas fitores me penallti ndaj Japonisë.
Seksi para ndeshjes,
i mirë apo i keq?
Pas ndeshjes së mrekullueshme kundër Anglisë, trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv, u dha dy ditë pushim “djemve të tij”, të cilat lojtarët i shpenzuan me gratë apo të fejuarat. Pa dyshim, orët erotike nuk munguan. Por sa e dëmton në të vërtetë seksi sportin? Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, pohon se çdo ditë duhet të kesh të paktën një herë seks, pasi përndryshe do të kesh dhimbje koke. Edhe Sep Majer, gjatë kohës që ishte aktiv kishte pasur direkt para dhe pas ndeshjes seks. “Një orë para ndeshjes bëja seks, kjo më bënte më zhdërvjellët. Oh, oh, kjo shkonte më mirë”. Profesor Doktor Frank Somer, Urolog dhe mjek sportiv në klinikën e Hamburgut, thotë se “seksi është një aktivitet trupor dhe nga ana tjetër të jep kohëgjatësi, shpejtësi, agresivitet, përqendrim. Studimet kanë treguar se aftësitë motorike dhe sportive të futbollistëve, se të bërit seks deri në katër apo gjashtë orë para ndeshjes nuk kanë asnjë efekt negativ te lojtarët në paraqitjen e tyre në lojë. Somer: “Këto na e tregojnë studimet tona shumëvjeçare”. Gjithsesi, zërat kundër janë më shumtë. Ekspertë për shëndetin e njerëzve këshillojnë: “Lojtarët duhen të ndajnë me gratë, partneret e jetës apo mikeshat dhomën, por të bërit seks direkt para ndeshjes nuk është e mirë edhe pse nuk ka efekte negative”.
3 Korrik 2010