E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsyet pse tradhtojnë femrat, si të rifitojmë besimin e humbur



Hakmarrje

“Hakmarrje, hakmarrje dhe vetëm hakmarrje”. “Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”. “Hakmarrja është një lloj drejtësie e egër”. Këto janë disa fjalë të urta që lidhen me hakmarrjen. Femrat tradhtojnë për t’u hakmarrë. Ka nga ato femra që janë të bindura se kanë krijuar në kokë një strategji të përshtatshme për t’u hakmarrë ndaj partnerit dhe të tjera që jetojnë me dyshime, sepse nuk kanë guxim për t’u hakmarrë.

Ka diçka që nuk shkon

Keni gjithçka që ëndërroni: një shtëpi të bukur, fëmijë, nuk “notoni në ar”, por e rëndësishme është që nuk ju mungon asgjë, përmbushni çdo tekë, por harroni faktorin intimitet. Nëse në raportin tuaj ky element mungon, atëherë femra është e prirur të shkojë në shtratin e dikujt tjetër. Përpiquni të zbuloni se çfarë ka ndodhur, në ç’pike keni gabuar: mos vallë pasioni është shuar me kalimin e kohës? Apo nuk ka ekzistuar kurrë pasioni nën çarçafë?

Marrëdhënie me pikatore

Shpejtësia me të cilën bëni dashuri është një sinjal i rëndësishëm se si shkon marrëdhenia juaj. Natyrisht që të gjithëve u ndodh të kalojnë periudha të forta stresi ose indiference, por nëse ditët e stresuara kthehen në muaj, atëherë do të thotë se gjërat nuk shkojnë aspak mirë.

Kriza ekzistenciale

Kriza e moshës së dytë prek si meshkujt ashtu edhe femrat, por është më shumë e pranishme të 40-vjeçarët, gjë që koincidon edhe me periudhën e menopauzës. Femrat mund të ndihen konfuze. Ashtu si në periudhën e adoleshencës, janë të terrorizuara prej kohës që kalon. U tremben ndryshimeve që mund të pësojë në mënyrë të pashmangshme trupi i tyre. Ju duket pak kjo gjë? Në fakt nuk është. Për shumë femra menopauza nuk është një tjetër veçse një adoleshencë më tragjike: një periudhë shkatërruese hormonale.

Ndryshime të pavëna re

E kemi fjalën për ndryshime pozitive. Mund të ndodhë që krejt papritur, partnerja juaj të vendosë të mbajë dietë, pasi është në mbipeshë. Pas pak kohësh ndryshimi është i dukshëm. Tani me disa kile me pak ajo duket mjaft tërheqëse. Vendimin për t’iu nënshtruar një diete e ka marrë pasi ka biseduar me mikeshat e saj. Por nuk heziton të heqë dorë edhe nga luku vetëm me ujë e sapun. Me pak truk në fytyrë, ajo zbulon se është më tërheqëse. Nëse partneri nuk e vëren këtë, të jeni të bindur se do ta bëjnë të tjerët.

Ndihet e lënë pas dore

Një grua dëshiron të ndihet e pranuar dhe e dëshiruar nga partneri i saj. Nëse ka një vetëvlerësim të vogël, nëse nuk beson mjaftueshëm te vetja, nuk ka gjë më të mirë sesa të ndihet e vlerësuar. Natyrisht që edhe seksi luan një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur është në krahët e njeriut që dashuron.

Ndihet e zhgënjyer

Kur një femër ndihet e zhgënjyer mund të dashurohet me një tjetër. Ndoshta mund të jetë thjesht një aventurë, ose ku i dihet, ka gjasa te jetë edhe historia e jetës së saj, ose të paktën ashtu beson. Mund të jetojë një marrëdhënie jashtëmartesore, por ka edhe nga ato që vendosin të hedhin gjithçka pas krahëve, të harrojnë fëmijët, për të ndërtuar një jetë të re. Dashuria nuk është një justifikim, por mund të ndodhë.

Tradhtia, si të fitojmë besimin tek partneri

Për një moment ndihesh bosh, sikur e gjithë bota të ketë rënë, sikur s’ke asnjë motiv në jetë. Ndodh kur njeriu që doni më shumë, ju ka tradhtuar, duke ju munguar respekti dhe ka shkelur mbi atë që keni ndërtuar së bashku. Por, jo gjithmonë tradhtia ka këtë qëllim. Ka raste kur njeriu bie pre e tundimeve, jo për dashuri dhe për të na lënduar, por vetëm për dobësi, pasi gjerat nuk funksionojnë ashtu siç duhet dhe është më e lehtë të strehohesh në krahët e dikujt që nuk kërkon asgjë. Sigurisht, një tradhti mund të falet, por a mund të kalohet? Të kthesh faqe, nuk është gjithmonë e lehtë, përkundrazi. Bëhesh dyshues për çdo gjë, gati për të kujtuar episodin më të vogël dhe i parëndësishëm. Shfryhuni, bërtisni, qani, por mos kërkoni të hakmerreni, kjo gjë nuk do t’ju shërbente për asgjë, dhe për më tepër nuk do t’ju kthejë qetësinë. Për të kaluar këtë problem keni nevojë të flisni. Qëndroni pak vetëm për të menduar dhe për të shfryrë inatin. Është e kotë të merrni vendime te nxituara. Jepini kohë, nuk është aspak e lehtë të rindërtoni besimin e humbur.

3 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›