Marrëdhënia me partnerin, 5 shenjat që tregojnë se po ndaheni
A jeni gjendur ndonjëherë në një marrëdhënie ku niveli i nervozizmit si edhe numri i herëve që keni mallkuar me zë të ulët nëri-tjetrin rritet çdo sekondë? Ti thua blu, ajo thotë e kuqe dhe zënka duket që nuk mund të ketë zgjidhje. Ne rast se përgjigjja ndaj kësaj pyetje është po, atëherë ju mund të jeni në “pikën e ndarjes”. Më poshtë janë 5 shenja që tregojnë se lidhja juaj mund ta ketë kaluar pikën kur gjërat mund të rregullohen. Sido që të jetë statusi juaj, po jetoni së bashku, jeni të martuar apo thjesht po dilni bashkë, këto shenja të ndarjes janë zakonisht të qarta dhe kuptimplota.
1. Ju “stoponi” përpjekjet për të ndërtuar një marrëdhënie. Në muajin e mjaltit të një marrëdhënieje, ku të gjithë e dimë se 90 ditët e para janë të lumtura, ju po mësoni mbi njëri-tjetrin dhe po bëni përpjekje për të krijuar mbrëmje romantike. Kur ju e kaloni atë fazë, atëherë ju jeni duke punuar për të ndërtuar një marrëdhënie. Më pas, në një pikë, ju fillojnë përplasjet me njeri-tjetrin. Mbase ju nuk putheni më kur shkëputeni nga njëri-tjetri ose nuk i çoni më sms gjatë ditës. Kjo është një pikë që mund të konsiderohet tregues i ndarjes.
2. Ju nuk e kuptoni më njëri-tjetrin. Zënkat zhvillohen në atë pikë sa ju nuk ndiheni më sikur e kuptoni partnerin. Intimiteti fizik ndalon, komunikimi po ashtu dhe ju po jetoni bashkë në një mënyrë thjesht sikur po ndani të njëjtën hapësirë banimi. Ndodheni në një pikë të marrëdhënies tuaj kur ju përpiqeni të kuptoheni, por bëheni aq nervoze sepse ndjeni që nuk po kuptoheni më. Kjo është një pikë tjetër pranë ndarjes.
3. Filloni të ndëshkoni njëri-tjetrin. Kur arrini në pikën e moskuptimit, ajo që ndodh është që ju i jepni fund bashkekzistencës prej këtyre zhvillimeve. E keni kokën plot me inate. Nuk mendoni më për ndjenjat, por filloni të ndëshkoni partnerin. “Ai nuk e ka bërë këtë për mua, kështu që as unë nuk do të bej gjë për atë” – këto janë mendimet që rrënjosen në kokën e secilit. Sa më larg gjendjes fillestare të marrëdhënies të gjendeni, aq më të pakta janë mundësitë që ta kaloni gjendjen aktuale. Pra jemi serish në një pikë ndarjeje.
4. Ju ziheni gjithnjë e me pak me njeri-tjetrin. Kur arrini pikën e ndarjes, ju përplaseni gjithnjë e me pak me partnerin. Kjo ndodh sepse në mendjen dhe në zemrën tuaj filloni të distancoheni nga personi tjetër dhe nuk e vrisni më mendjen për të. Ju tashmë e keni vendosur se ai/ajo nuk ju kupton dhe kurrë nuk do ju kuptojë dhe që marrëdhënia nuk funksionon më. Në çdo moment që gjendeni para një zënke ju thjesht largoheni nga ajo situatë. Kjo është një shenjë e sigurt që jeni në një pikë ndarjeje.
5. Keni marrë kohën tuaj për t’u menduar. Kur ju reflektoni do të thotë që me shumë mundësi ju e keni arritur pikën e ndarjes, jeni në momentin kur ju duhet t’i thoni personit tjetër që ju doni të shkëputeni nga ai. Ju duhet të jeni të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë. Në rast se nuk mendoni që marrëdhënia do të funksionojë apo ju e dini se ju tashmë jeni të ndarë, pasi nuk mendoni që gjërat do të rregullohen atëherë ju duhet të konsideroni largimin për një javë. Kur jeni nën presion të gjerave, atëherë ju kurrë nuk mund të zgjidhni gjë. Për këtë arsye këshillohet të merrni një pushim. Shpenzoni një javë pa partnerin tuaj. Kalojeni javën duke i bërë disa pyetje vetes. Shkoni të vizitoni shokët apo familjen. Reflektoni vërtet se si do të ishte jeta juaj pa atë person. Si do të ndiheshit? Më pas kthehuni dhe vendosni për atë marrëdhënie: Të vazhdoni apo të ndaloni. Cilindo vendim të marrësh duhet të jesh i qetë me vetveten. Jeta është shumë e shkurtër! Ekzistojnë shumë njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm që ti mund të takosh.
3 Korrik 2010