E Diel, 1 Nëntor 2026

Ari Han: “Kombëtarja kërkon impenjim mbi 100 përqind”Trajneri i Shqipërisë flet per fshf.org para sfidës me Azerbajxhanin.Holandezi: “Kemi katër mungesa të rëndësishme në skuadër”

Një ditë përpara ndeshjes me Azerbajxhanin, si do ta vlerësonte trajneri Han gjendjen e skuadrës?

Kemi katër mungesa të rëndësishme në skuadër. Tre futbollistë janë të dëmtuar dhe nuk mund të vinin. I katërti, Lorik Cana, ka qëndruar në shtëpi me lejen time. Duke parë impenjimet e tij të shumta dhe të lodhshme, largësinë që duhet të përshkruante e lejova të mos vinte. Nga ana tjetër, mungesa e tij, i hap rrugën aktivizimit të disa lojtarëve të tjerë dhe disa eksperimenteve që dëshiroj të aplikoj në këtë takim. Gjendja e pjesës tjetër të skuadrës është mjaft e mirë dhe kam parë tek futbollistët një dëshirë të madhe gjatë këtyre ditëve.

Përballë është Azerbajxhani. Jeni i kënaqur nga kjo zgjedhje?

E kam theksuar edhe herë tjetër që miqësorja me Azerbajxhanin, është një mundësi mjaft e mirë për të përgatitur takimin e radhës me Maltën. Janë skuadra me karakteristika të përbashkëta dhe ne do të bëjmë disa eksperimente. E shikoj si një ndeshje interesante që do t¢i shërbejë mjaft skuadrës. Edhe për kundërshtarin, një takim i tillë, ka mjaft anë positive, kështu që mendoj se do të kemi një shfaqje të bukur..

Cila do të ishte këshilla juaj kryesore për skuadrën?

Djemtë vijnë nga ndeshje të forta në kampionatet e tyre. Udhëtimi ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm. Por në fushë, të mërkurën ne duhet të japim maksimumin. Ajo për të cilën kam folur këto ditë dhe do ta theksoj në analizën time nesër, është fakti, që ne duhet të impenjohemi seriozisht dhe të japim maksimumin, në mënyrë që të vazhdojmë rezultatet pozitive. Kjo është shumë e mirë për ne.

Kombëtarja është një gjë e veçantë dhe për të arritur tek rezultati duhet të japësh gjithmonë mbi 100%.

Një pyetje që media e ka mjaft për zemër: Cili do të jetë kapiteni i Shqipërisë në këtë takim, duke qenë se mungojnë si Lala ashtu edhe zëvendëskapiteni Cana?

Emrin do ta mësoni nesër. Po kështu edhe formacionin. Ju e dini tashmë se atë e deklaroj vetëm ditën e ndeshjes. Sa i takon kapitenit, për këtë takim mund t¢ iu konfirmoj se ai do të jetë një nga futbollistët më me eksperiencë të ekipit.

Çdo grumbullim apo ndeshje, qoftë kjo zyrtare apo miqësore, kanë të veçantat e tyre. Cila është e veçanta e ndeshjes kundër Azerbajxhanit, sipas jush?

Fakti që është një skuadër e re. Ka shumë lojtarë të rinj. Nuk mund ta them me siguri absolute, sepse mund të gaboj diçka në statistika, por kjo është skuadra më e re në moshë e viteve të fundit. Mendoni, pesë futbollistë, kanë luajtur vjet me ekipin Shpresa. Madje edhe këtu në Azerbajxhan, për eliminatoret e grupit. Kjo mendoj se është një gjë pozitive e cila na bën të besojmë shumë, për të ardhmen e kombëtares shqiptare

E Marte, 18 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›