Shpresat, dy barazime me AzerbajxhaninNë Baku barazuam 1-1, ndërsa në Vlorë 0-0

Shpresat e Shqipërisë kanë barazuar në dy përballjet me Azerbajxhanin, në kuadër të eliminatorve të Kampionatit Europian U-21. Takimi në Azerbajxhan u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 në “Ismail Qaibov” të Bakut. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan të parët azerët, më pas barazuan kuqezinjtë tanë me anë të Shoshit. Elis Bakaj u ndëshkua në atë takim me karton të kuq. Në takimin e kthimit të luajtur në Vlorë me Azerbajxhanin U-21 ndeshja përfundoi 0-0.
E Marte, 18 Nentor 2008