E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han: Ndihem mirë në Shqipëri

Ari Han, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, rrëfen se ndihet mirë në Shqipëri.

 Një gjë të tillë, ai e ka bërë të njohur pikërisht gjatë ditës së martë, kur edhe ishte i ftuar të merrte pjesë në Asamblenë e Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Holandezi, i cili drejton prej rreth gjashtë muajsh Kombëtaren tonë të futbollit, ka një eksperiencë të madhe mbi shpinë. Përveç klubeve, ai ka drejtuar edhe kombëtare në tre kontinente, në Azi me Kinën, me pas në Afrikë me Kamerunin dhe tani në Evropë me Shqipërinë.

Gjithsesi, duket se i pëlqen aventura në vendin tonë. “Janë vende me kulturë të ndryshme jetese dhe traditë e histori të ndryshme në futboll. Në Kinë pata jo pak suksese, kam dalë nënkampion i Azisë. Isha gjatë Lojërave Olimpikë (gusht 2008) dhe e ndjeva respektin e tyre. Kameruni është thjesht një histori e shkurtër. Pak gjëra mund të them. Shqipëria, e kam përsëritur shpesh, është një vend evropian. Ndihem i kënaqur këtu. Kam bërë shumë miq”, tha trajneri Han.  
 
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›