Juventus-Xhenoa, luhet sonte në “Olimpiko” ndeshja hapëse e kësaj jave
Torino (Star)- Juventus-Xhenoa është ndeshja që do të hapë këtë javë të Serisë A. Ndeshja do të zhvillohet sonte, për shkak se përfaqësuesja italiane e regbisë do të luajë një ndeshje me Argjentinën ditën e dielë në stadiumin “Olimpiko”.
Bardhezinjtë janë të gatshëm të tregojnë dhe një herë dhëmbët e tyre në futbollin italian. “Zonja e Vjetër” ka fituar katër ndeshjet e fundit në Serinë A, dhe dy fitoret në Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit, e bëjnë mjaft entuziaste atmosferën në prag të sfidës me Xhenoan.
Juventusi gëzon një superformë të kapitenit Del Piero, dhe vëmëndja është e përqëndruar në këmbët e tij. Ndërsa ekipi i Xhenoas i ka të drejtuar sytë tek Diego Milito, i cili edhe ky po kalon një moment të magjishëm në Serinë A.
Ndeshja do të luhet në orën 20:30. Më poshtë do të paraqesim formacinet e mundshme të skuadrave.
Juventus-Xhenoa
JUVE (4-4-2): Maninger; Grigera, Legrotalje, Kiellini, Molinaro; Kamoranezi, Sisoko, Tiago, Nedved; Amauri, Del Piero. Trajner: Ranieri
XHENOA (3-4-3): Rubinjo; Papastathopulos, Ferrari, Krishito; Vanden Borre, Mota, Juriç, Rosi; Skuli, Milito, Paladino. Trajner: Gasperini
Gjyqtar: Roki (Firence)