Ari Han: Nëse besojmë, gjithçka do të realizohet
Me besim mund të arrihet gjithçka. Në distancën e një viti nga emërimi në krye të stolit të përfaqësueses kuqezi, Ari Han nuk flet më për kërkesa të pamundura, por u predikon lojtarëve dhe tifozëve shqiptarë këmbëngulje dhe shpresa për t‘u ngjitur më lart. Trajneri holandez mbërriti gjatë mesditës së të shtunës në vendin tonë, ku me Federatën Shqiptare të Futbollit do të përcaktojë planin e punës për ndeshjen e radhës eliminatore, atë kundër Maltës. "Në eliminatoret e Botërorit 2010 regjistruam disa rezultate pozitive dhe u them lojtarëve e tifozëve, se nëse besojnë, gjithçka mund të realizohet. Ndeshja e fundit me Portugalinë (e mbyllur në barazim 0-0) i ka dhënë shumë moral skuadrës", deklaroi Han. "Kam ardhur në Shqipëri për të përgatitur detajet e ndeshjes së ardhshme eliminatore, që do të luajmë në muajin shkurt me Maltën".
60-vjeçari paraqet synimet për 2009-n dhe shpreh dëshirën e parë për Vitin e Ri. "Shpresoj të kemi sa më shumë suksese në vitin 2009 dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje. Unë e di që është vështirë, por do të bëjmë maksimumin për ta arritur këtë sukses. Synimi është që pas një viti punë, të kemi një kombëtare edhe më të fortë. Pengesa kryesore është Malta, të cilën duhet ta kalojmë me patjetër. Kjo është dëshira ime e parë për 2009-n", deklaroi më tej ai. Ari Han ka analizuar edhe 1-vjetorin në krye të Shqipërisë: "Jam mjaft i kënaqur nga 2008-a. Edhe pse puna filloi me vështirësi (për shkak të pezullimit nga FIFA e UEFA), gjërat kanë ecur mirë. Synimi ishte të krijonim një grup me 20-25 lojtarë, që mund të aktivizoheshin në çdo kohë me kombëtaren dhe kjo është realizuar". Së fundmi, kuqezinjtë kanë pasur probleme me disa prej lojtarëve kryesorë, që nuk janë aktivizuar për arsye dëmtimesh ose zgjedhje teknike të trajnerëve në klubet ku militojnë. Për këtë temë, ish-trajneri i Kinës dhe Kamerunit shtoi: "Po, është e vërtetë që mungesat për këto arsye kanë qenë të theksuara. Megjithatë, mungon edhe një muaj e gjysmë nga ndeshja e radhës dhe mendoj se do t‘i kem në dispozicion dhe në formë më të mirë".
Për habinë e të gjithëve, trajneri zgjodhi të vëzhgonte ndeshjen Tirana-Bylis dhe jo atë që u luajt në Shkodër, ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos. Han nuk kërkoi të jepte shumë shpjegime: "as kjo sfidë nuk qenka e keqe, edhe pse nuk mund të shoh ndonjë lojtar të ri", tha ai. Gjithsesi, një arsye e fortë është fakti se pjesa më e madhe e lojtarëve të kombëtares që vijnë nga kampionati shqiptar vijnë pikërisht nga skuadra bardheblu. Në fund, trajneri u është drejtuar të gjithë shqiptarëve, duke u uruar gëzuar Vitin e Ri 2009.