E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: I mahnitur nga reagimi i Totit

Trajneri i përfaqësueses italiane, Marçelo Lipi, ka folur me superlativa për Françesko Totin. "Përpara të gjithave, Toti është një person i shkëlqyer, madje edhe pak i ndrojtur, pavarësisht se ka shumë peshë në futbollin italian, mbi të gjitha në Romë. Ajo që më ka mahnitur pasi e njoha është aspekti i tij njerëzor, shpjegoi Lipi. Ai ka treguar aftësi të jashtëzakonshme reagimi ndaj dëmtimeve të rënda që ka pësuar në karrierë. Kur theu këmbën përpara Botërorit 2006, ishte i pari që transmetoi qetësi në ambientin ku jetonte; dihet që te verdhekuqtë këto situata përjetohen si tejet dramatike. Ky ishte një veprim shumë i bukur dhe isha i bindur se do të rikuperohej në kohë". Së fundmi, Toti ka hedhur hipotezën e rikthimit në Kombëtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›